LDK-ja sot në 14:30 dorëzon lëndën në Gjykatë Kushtetuese

Prishtinë | 04 Kor 2025 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se sot në orën 14:30 do të dorëzojë lëndë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Nga Zyra për Media e kësaj partie s’kanë dhënë ndonjë detaj më tej lidhur me këtë lëndë, derisa ky veprim i partisë që drejton Abdixhiku vjen pasi as aktgjykimi i fundit i kushtetueses nuk po e zgjidh bllokadën politike.

Dje në Gjykatë Kushtetuese ka deponuar lëndë edhe Partia Demokratike e Kosovës, duke parashtruar katër pyetje lidhur me seancën konstituive.

Të ngjashme