Një person dyshohet se u vetëvra në Stacionin e Policisë në Suharekë

Prishtinë | 04 Kor 2025 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në Stacionin e Policisë në Suharekë në orët e para të mëngjesit të sotëm, konfirmoi kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Rreth orës 03:40 një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje në dhomat e ndalimit në stacionin policor në Suharekë. I njëjti ka qenë i ndaluar për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë në familje ndaj vajzës së tij. Rasti është duke u hetuar si hetim i vdekjes. I njëjti është i njohur për organet e rendit dhe llojin e veprës penale për të cilën dyshohej dhe të tjera”, tha Kryeziu.

Të ngjashme