Sot në Kosovë temperatura deri në 37 gradë Celsius

Prishtinë | 06 Kor 2025 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell, bëri të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 32 dhe 37°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s.

Vranësirat lokale, në disa zona, mund të sjellin riga shiu në formë të rrebesheve afatshkurtra.

Rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) vazhdojnë të jenë në fuqi edhe për ditët në vijim.

Këshillohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të pikut, si dhe përdorimi i masave mbrojtëse për lëkurën dhe sytë.

Të ngjashme