Bekë Berisha: Deputetët të gjejnë mënyrë për të hequr Albin Kurtin nga pushteti

Prishtinë | 07 Kor 2025 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka bërë thirrje që partitë të ndryshojnë qëndrim dhe të votojnë kundër Albulena Haxhiut, duke theksuar nevojën për ta larguar Albin Kurtin nga pushteti, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se vendi rrezikon të humbasë shtetin nëse vazhdohet me këtë qeverisje dhe kërkoi zgjidhje të reja jashtë modeleve të deritanishme politike.

“Është koha të mendojmë ndryshe dhe ta largojmë këtë njeri nga pushteti,” tha Berisha.

 “Ja kisha dhënë këtij këtë fitore që është duke e lypë. Le ta bon kuvendin, le ta qet Albulenën se as këta tjerët nuk janë më të mirë se ajo, me ia votuar qeverinë dhe le të merr fitoren, betejën e Kosovës le ta fiton, le të thotë që ka fituar që t’ia shkurtojmë Kosovës vuajtjet me këtë lloj të njerëzve që janë ardh në pushteti. Rrezikojmë të humbim shtetin me ta, nuk merr vesh kurrkush. Nisjani të mendojmë jashtë kësaj që kemi parë deri sot, kështu nuk e di kur dalim, nëse doni vazhdojmë se na jemi trima, është mirë me gjet formën tjetër qysh me e heq këtë njeri”, u shpreh Berisha.

Të ngjashme