Komuna me kërkesë urgjente për zhbllokimin e buxhetit: Bllokadë e qëllimshme

Prishtinë | 07 Kor 2025 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka ngritur alarmin për situatën e rëndë të krijuar nga bllokada e buxhetit që po zgjat tashmë për më shumë se gjashtë muaj.

Në një komunikatë zyrtare, Komuna e quan këtë gjendje “të rrezikshme dhe çnjerëzore”, duke theksuar se mungesa e fondeve po rrezikon shërbimet jetike për qytetarët.

Komuna akuzon autoritetet qendrore për një bllokadë të qëllimshme dhe të motivuar politikisht, me synime elektorale për zgjedhjet lokale të tetorit.

“Kjo nuk është më çështje politike – është shkelje flagrante e të drejtave të qytetarëve”, thuhet në komunikatë. Komuna kërkon ndërhyrje urgjente nga Ministria e Financave për zgjidhjen e krizës dhe paralajmëron përdorimin e të gjitha mjeteve ligjore për të mbrojtur qytetarët.

Situata mbetet kritike ndërsa Komuna i bën thirrje publikut dhe institucioneve për reagim të menjëhershëm.

Të ngjashme