Inva Mula, nga homazhi për Gaqo Çakon tek dueti me të birin

Prishtinë | 08 Kor 2025 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Një homazh për Gaqo Çakon, me pamje e tinguj të rrallë qe sjellin imazhin e zërin e tij, muzikë filmash kinezë, muzikë gjermane, balet vjenez në salla të mbyllura në qytet, në sheshe, në kishat e Vithkuqit e fushën e Drenovës.

Edicioni i 8-të i festivalit të Muzikës ndërkombëtare të sopranos së njohur Inva Mula, bashkon në skena të ndryshme të qytetit të Korçës, kultura e artistë të skenave më të mëdha të botës, në skenat modeste të jugut.

Nga data 10 deri më 13 korrik, programi i festivalit prek qytetin e Korçës, por edhe zonat përreth, me interpretimet e kontributin e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, dirigjimit të Eno Koços, interpretimit e koreografisë së Eno Peçit që vjen nga Vjena, duke bashkuar ne festival emra si Tatjana Kora, Kastriot Tusha dhe po ashtu edhe serenatistet korçare me materiale të reja.

Në një prej mbrëmjeve, Inva Mula shënon edhe duetin e saj të parë me të birin, Antony Çako, me një këngë franceze që nën titullin “Nëse ti nuk do të ekzistoje”, evokon vijimësinë, nga Gaqo Çako gjyshi te Antony, nipi.

Të ngjashme