Gjykata Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë paditë e PDK dhe OEK ndaj ZRRE për daljen në treg të lirë për bizneset.
Periskopi ka siguruar aktvendimin e Gjykatës, ku ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e tyre.
“Refuzohet si i pabazuar propozimi i paditësit PDK, me të cilën ka kërkuar nga gjykata vendosjen e masës së sigurisë për pezullimin e ekzekutimit të Vendimit V_2724-2025, me nr.prot.461/25 i datës 13.06.2025 dhe Njoftimit PPublik mbi Liberalizimin e Tregut të Energjisë në Kosovë i datës 12.03.2025, të lëshuar nga ZRRE, deri në vendosjen e çështjes sipas padisë”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.