Osmani në SHBA – takon zyrtarin për Europë dhe Eurazi, flet për bashkëpunim në mbrojtje e ekonomi

Prishtinë | 09 Kor 2025 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt SHBA-së ku nga atje ka njoftuar se është takuar me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, në Departamentin e Shtetit në Washington D.C.

Ajo tha se në këtë takim ka folur për avancim bashkëpunimi në fushat e mbrojtjes dhe ekonomisë, si dhe investime strategjike.

“Në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., takova Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, me të cilin ritheksuam përkushtimin tonë për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë. Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme