Abdixhiku zyrtarizon kandidaturat për zgjedhjet lokale: LDK në frymë të shkëlqyeshme

Prishtinë | 10 Kor 2025 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ka bërë të ditur se janë zyrtarizuar kandidaturat për zgjedhjet lokale, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se procesi konsultativ ka nisur kohë më parë dhe është zhvilluar në një frymë të vullnetit të madh. Me unanimitet të plotë, LDK ka zyrtarizuar kandidaturat për disa komuna, përfshirë Përparim Ramën për Prishtinën, Imri Ahmetin për Lipjanin dhe Xhafer Gashin për Obiliqin.

“Kemi nisur procesin konsultativ tash e sa kohë, në një frymë të vullnetit të madh. Po ashtu, janë zyrtarizuar edhe 990 kandidatë për asamble në 32 komuna ku merr pjesë LDK-ja. Jemi në një frymë të shkëlqyeshme.”

“Në këtë mbledhje me unanimitet të plotë me vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u zyrtarizuan këto kandidatura: Për Prishtinë Përparim Rama, për Lipjan Imri Ahmeti, për Obiliq Xhafer Gashi, për Fushë Kosovë Besnik Osmani, për Podujevë Ekrem Hyseni, për Drenas Gazmend Heta, për Vushtrri Xhafer Tahiri, për Mitrovicë Gëzim Plakolli, për Pejë Gazmend Muhaxhiri, për Istog Ilir Ferati, për Junik Ruzhdi Shehu, për Deçan Jeton Mushkolaj”.

“Për Dragash Behgjet Xheladini, për Prizren Driton Selmanaj, për Suharekë Ardian Shala, për Ferizaj Visar Azemi, për Shtime Kastriot Shabani, për Shtërpcë Valmir Ahmeti, për Viti Sokol Haliti, për Gjilan Arbër Ismaili, për Artanë Bajrush Ymeri, për Gjakovë Shefqet Shehu dhe për Rahovec Burim Krasniqi”, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme