Presidentja Osmani takohet me zv.sekretarin e Shtetit: Krah për krah me ShBA-në,me vizionin e presidentit Trump

Prishtinë | 11 Kor 2025 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me zëvendës-sekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, gjatë vizitës në SHBA. Ajo theksoi se Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara, në përputhje me vizionin e presidentit Trump, transmeton Ekonomia Online.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur në Ëashington D.C., Zv. Sekretar i Shtetit, Christopher Landau! 🇽🇰🇺🇸
Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump.
Më shumë siguri.
Më shumë zhvillim.
Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, shkroi në Facebook , presidentja Osmani.

Të ngjashme