LDK i propozon Vetëvendosjes të kthehen në rendin e ditës në Kuvend

Prishtinë | 11 Kor 2025 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, gjatë fjalës së tij në Kuvend u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari, raporton Ekonomia Online.

Hyseni kritikoi ashpër veprimet e pushtetarëve, duke i akuzuar për uzurpim të institucioneve dhe shkelje të Kushtetutës.

Ai theksoi se Kuvendi duhet të merret me ligje dhe vendime të rëndësishme, jo me pengesa politike. LDK-ja i ka propozuar Vetëvendosjes të kthehen në rendin e ditës për të vazhduar punën institucionale.

“Sot kemi të bëjmë me pushtetarë dhe jo me përfaqësues të qytetarëve që duhet të jenë mes nesh. Uzurpimi i institucioneve, shkelja e Kushtetutës dhe ikja nga procedurat e reja për seancë në Kuvend janë dëshmi shtesë se këta njerëz bëjnë gjithçka që u konvenon pushtetit. Ne sot do të duhej të merreshim me ligje, projektligje dhe vendime të mëdha në këtë shtëpi”, tha ai nga foltorja e Kuvendit.

Të ngjashme