Disa deputetë të ish-opozitës ndezin mikrofonat pasi Dehari s’i la të flasin

Prishtinë | 11 Kor 2025 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Disa deputetë të LDK-së, PDK-së, e AAK-së vazhduan të qëndrojnë ende në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku edhe po flasim me radhë.

Ata kanë arritur që të ndezin mikrofonat brenda sallës së seancës së Kuvendit, meqë kryesuesi i seancës, Avni Dehari, s’lejon debat në Kuvend dhe kërkon që të procedohet ashtu siç është urdhëruar nga partia.

Ka qenë deputeti Armend Zemaj i cili ka prekur diçka në kompjuterin tek karriga e kryetarit të Kuvendit e që duket se ka mundësuar foljen e deputetëve nga vendet e tyre.

Të ngjashme