Kadrijaj: Albin Kurti është strumbullari i korrupsionit e i keqpërdorimeve

Prishtinë | 11 Kor 2025 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj gjatë qëndrimit në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, foli sipas saj për skandalet e Qeverisë Kurti, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se kryeministri në detyrë ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha por që nuk ka realizuar as një.

“Deputetët e frustruar të Lëvizjes Vetëvendosje me britmat e tyre po e pengojnë edhe atë pak fjalë që po na lë kryesuesi i Kuvendit, dhe neve nuk na ka mbetur tjetër pos të drejtohemi përmes medieve”, tha ajo.

“Albin Kurti ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha, një prej premtimeve që ka marr më së shumti mbështetje ka qenë se do t’i luftonte oligarkët, ndërsa sot çfarë po bën kjo qeveri dhe kjo parti? A është oligark Martin Berisha? Ambasadori i Kosovës në Kroaci, i akuzuar së fundmi nga zyra e prokurorit në Slloveni, për veprën penale “keqpërdorim i pozitës nga një zyrtar” dhe abuzimi me miliona euro. A kemi pasur kritike dhe shkarkim të këtij drejtori? Jo, s’kemi pasë, sepse është shok i Albin Kurtit dhe jo që s’është sulmuar, por është mbrojt”.

Kadrijaj përmendi edhe, siç i quan ajo, skandalet e Nagip Krasniqit, Dejohna Mihalit, Ridvan Muharremit, Rozeta Hajdarit e Driton Dalipit.

“Albin Kurti është strumbullari i korrupsionit e i keqpërdorimeve bashkë me kabinetin e tij qeveritar”, tha tutje ajo.

Të ngjashme