Deputeti Ekrem Hyseni nga LDK-ja ka folur pas dështimit për herë të 45-të të konstituimit të Kuvendit, duke e akuzuar Vetëvendosjen për uzurpim të institucioneve dhe shmangie nga procedurat kushtetuese, raporton Ekonomia Online.
“Sot kemi të bëjmë me pushtetarë dhe jo me përfaqësues të qytetarëve që duhet të jenë mes nesh. Uzurpimi i institucioneve, shkelja e Kushtetutës dhe ikja nga procedurat e reja për seancë në Kuvend janë dëshmi shtesë se këta njerëz bëjnë gjithçka që u konvenon pushtetit. Ne sot do të duhej të merreshim me ligje, projektligje dhe vendime të mëdha në këtë shtëpi”, tha ai në Kuvendit.
