SBASHK ka mbajtur takimin e Këshillit Drejtues, ku u vendos që Kongresi i 9-të i jashtëzakonshëm të mbahet më 18 korrik 2025, online, duke filluar nga ora 10:00.
Kryetari Rahman Jasharaj theksoi përkushtimin për të ndërmarrë veprimet që kërkohen nga anëtarësia.
Temë kryesore e Kongresit do të jetë mungesa e gatishmërisë së institucioneve, veçanërisht MASHTI-t dhe Qeverisë, për të diskutuar për Draftin e Kontratës Kolektive të dorëzuar nga SBASHK në tetor 2024.
Kongresi pritet të vendosë për hapat sindikalë nga shtatori, si dhe për disa ndryshime statutare në përputhje me sindikatat ndërkombëtare.