Kosova bëhet anëtare e plotë e EQAR: Një hap historik për arsimin e lartë

Prishtinë | 14 Kor 2025 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), pas një vlerësimi pozitiv nga ekspertët e ENQA. Ky pranim zyrtar e bën Kosovën vendin e parë në Ballkanin Perëndimor që arrin këtë status prestigjioz.

Anëtarësimi garanton njohjen ndërkombëtare të diplomave të studentëve kosovarë dhe u hap rrugë institucioneve të arsimit të lartë për qasje në programe dhe partneritete evropiane. Drejtori i AKA-së, Naim Gashi, dhe kryetarja e KShC-së, Hasnije Ilazi, theksuan se kjo arritje është rezultat i përkushtimit shumëvjeçar dhe bashkëpunimit të gjerë institucional.

Ky është një hap i madh drejt fuqizimit të sistemit arsimor në përputhje me standardet e BE-së.

Të ngjashme