Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është rikthyer si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), pas përjashtimit në vitin 2018.
Me këtë rast, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë pritur në takim Kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Prof. Hasnije Ilazi, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të AKA-së, Naim Gashi.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, ky zhvillim do të mundësojë njohjen më të shpejtë dhe më të lehtë të diplomave të të rinjve të Kosovës në Evropë dhe më gjerë.
Ask ChatGPT
“Ky anëtarësim vjen pas vlerësimit pozitiv nga ekspertët ndërkombëtarë të ENQA-s dhe përmbushjes së standardeve evropiane të cilësisë nga AKA. Diplomat e të rinjve tanë tani e tutje do të njihen më shpejt dhe më lehtë në Evropë dhe më gjerë. Universitetet tona do të kenë qasje të plotë në programet e BE-së dhe studentët do të përfitojnë nga mobiliteti, bursat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
Aty përmendet edhe përjashtimi në vitin 2018.
“AKA ishte përjashtuar nga EQAR në vitin 2018 për shkak të ndërhyrjeve politike nga qeveria e PAN-it. Në atë kohë, EQAR kishte vlerësuar se Agjencia kishte humbur aftësinë për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe autonome”.