Pjesëtari i UÇK-së proteston para Kuvendit: Paralajmëron grevë urie

Prishtinë | 17 Kor 2025 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Lulzim Brokshi, qytetar nga Mitrovica dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, protestoi sot në heshtje para Kuvendit të Kosovës, pak para nisjes së seancës së 48-të konstituive, raporton Ekonomia Online.

I veshur me uniformën e UÇK-së dhe me pankartë në duar, ai shprehu pakënaqësinë për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit, duke paralajmëruar grevë urie nëse nuk ndërmerren hapa konkretë.

“Shteti nuk ndërtohet me uzurpim, por me bashkim. Votat i kanë marrë nga populli, nuk kanë të drejtë ta mbajnë peng Kosovën,” deklaroi Brokshi, duke kërkuar formimin e menjëhershëm të institucioneve.

Të ngjashme