Në “seancën” të ish- opozitës pas dështimit të vazhdimit të 48 të seancës konstituive të Kuvendit të Kosoëvs, deputetja e LDK-së Hikmete Bajrami, kritikoi rreptë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
“S’duhet t’ia lejojmë të mbështillet me flamurin kuqezi sa herë ka nevojë”, tha Bajrami.
”Na nuk duhet me e leju që ai me u mbështjellë me flamurin KuqeZi, sa herë që ai [Albin Kurti] ka nevojë”, tha ajo ndërsa vazhdonte seancën pas ndërprerjes nga kryesuesi, deputeti më i vjetër. Të punojnë ditë e natë me sinqeritetin më të madh, që t’ia heqim maskën, Albin Kurtit. Ai e ka bërë shtetin e Kosovës si tavolinë suedeze. Që katër vjet e gjysmë e njeh shumë mirë protokollin e shtetit të Kosovës. Albin Kurti nuk i njeh vendimet e Gjykatës Supreme. Ata nuk e njohin rendin kushtetues, dhe kjo është një kambanë për alarm. Ju bëjë thirrje të gjithëve t’i bashkojmë forcat që këtë të mos e tolerojmë më. Ne kemi dorëzuar 17 kallëzime penale me datën 8 maj. Sepse ne kemi kontestuar mbajtjen e dy pozitave. Ata marrin vendime të paligjshme, ndajnë buxhet në baza ditore për interesa të tyre”.
