Ish-minatori nga Mitrovica takon deputetët pas dështimit të seancës, kërkon konstituimin e Kuvendit

Prishtinë | 17 Kor 2025 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Pas dështimit të radhës të seancës së Kuvendit të Kosovës, një ish-minator nga Mitrovica ka marrë iniciativën për të takuar disa nga deputetët e Kuvendit, duke shprehur pakënaqësitë dhe shqetësimet e tij si qytetar dhe si përfaqësues i brezit që ka kontribuar për shtetin, raporton Ekonomia Online.

Ai është takuar me deputetët Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës.

Gjatë takimit, ish-minatori ka kërkuar nga deputetët që të punojnë për funksionalizimin sa më të shpejtë të Kuvendit, duke i bërë thirrje të gjitha partive që të lënë anash interesat personale dhe të vendosin në plan të parë interesin e qytetarëve.

Të ngjashme