Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka njoftuar se një pjesë e objektit në Ferizaj, e cila për gati 20 vite është uzurpuar paligjshëm nga një biznes privat, pritet të kthehet në shërbim të pensionistëve të rajonit.
Ministria e Financave ka ngritur padi civile dhe ka kërkuar masë të përkohshme për lirimin e hapësirës dhe kompensim financiar në vlerë prej 1.4 milionë euro.
Murati bëri të ditur se Prokuroria ka ngritur aktakuzë për uzurpim, ndërsa seanca për shqyrtimin e masës mbahet nesër, më 18 korrik, në Gjykatën Themelore në Ferizaj.