Përmes një postimi në Facebook, sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Albin Kurti, i cili “gjatë krizës së thellë politike, ekonomike e sociale në Kosovë, ka zgjedhur të udhëtojë në Greqi për të marrë pjesë në një konferencë ku nuk ka pasur asnjë homolog të tij”.
Çitaku e ka akuzuar Kurtin për mungesë ndjeshmërie dhe përgjegjësie ndaj vendit dhe qytetarëve, duke e quajtuar “njeriu që ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit” dhe “më “shumë i përqendruar në pushtet sesa në interesin e shtetit”, transmeton Ekonomia Online.
Postimi i plotë: