Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, Faik Shatri, ka bërë të ditur se lista e pritjes për trajtime në këtë klinikë është reduktuar ndjeshëm falë angazhimit të stafit.
“Në fillim të mandatit tim kemi pasur mbi 4,600 pacientë në listë, por sot nuk ka më pacientë nga viti 2023.
Aktualisht janë 1,300 pacientë nga viti 2024 dhe 600 nga viti 2025,” tha Shatri.
Ai shtoi se deri në janar 2026 pritet të hiqet krejtësisht lista e pritjes, duke e barazuar Klinikën me standardet e rajonit.
“Në fillim të mandatit tim ka qenë rreth 4 mijë e 600 pacientë nga viti 2022-2024. Me punë të shtuar të kolegëve të mi, lista e pritjes është reduktuar. Sot nuk ka pacientë të vitit 2023, janë një mijë e 300 vetë të vitit 2024 dhe 600 pacientë në vitin 2025. Deri në janar të vitit që vjen, do të hiqet lista e pritjes dhe do të jetë konform me të gjitha vendet e rajonit”, ka thënë ai.