Protestat në Shqipëri po vazhdojnë të eskalojnë gjithnjë e më shumë.
Kërkesat e studentëve për kushte më të mira, çoi të gjithë në këmbë e cila u shndërrua edhe e dhunshme duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa gjatë ditës së sotme një nga protestuesit mori një lëndim të rëndë në sy, ku u qëllua me plumb gome prej njërit nga pjesëtarët e policisë shqiptare.
I lënduari mësohet të jetë Erjon Vishkulli, drejtues i tifogrupit të njohur të Kombëtares Shqiptare “Tifozat Kuq e Zi”.
Vishkulli, në këto momente është duke u trajtuar në spitalin e Tiranës.