Ekonomia Online
FUNDIT

Tensione dhe përleshje në Francë, arrestohen 55 persona, shumica të mitur

Tensione dhe përleshje në Francë, arrestohen 55 persona, shumica të mitur

Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Francë: Dhjetëra të arrestuar, në mesin e tyre 33 të mitur Një fund i tensionuar ka karakterizuar protestën e mbajtur në qytetin Toulon, në jug të Francës, pas disa përleshjeve të njëpasnjëshme mes protestuesve dhe forcave policore, kanë njoftuar autoritetet lokale. Sipas prefektit lokal, situata u përshkallëzua kur drejt […]

Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Francë: Dhjetëra të arrestuar, në mesin e tyre 33 të mitur

Një fund i tensionuar ka karakterizuar protestën e mbajtur në qytetin Toulon, në jug të Francës, pas disa përleshjeve të njëpasnjëshme mes protestuesve dhe forcave policore, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Sipas prefektit lokal, situata u përshkallëzua kur drejt forcave të rendit u hodhën bomba tymuese dhe mjete të forta, teksa nga disa varka u qëllua edhe me flakadanë, raporton BBC.

Pas këtyre tensioneve, rreth 150 persona u grumbulluan në rrugët e qytetit dhe u vunë flakën kontejnerëve të mbeturinave para se të shpërndaheshin. Si pasojë e situatës së krijuar, autoritetet nxorën me urgjencë një urdhër për ndalimin e grumbullimeve publike.

Deri më tani raportohet për 55 persona të arrestuar, prej të cilëve 33 janë të mitur, ndërsa rreth 11 persona po mbahen në paraburgim policor.

Nga përplasjet e dhunshme mbetën të lënduar dy pjesëtarë të policisë dhe dy protestues.

Të ngjashme