Johnny Depp dhe Angelina Jolie në një romancë të fshehtë? Spekulimet për lidhjen e tyre

Prishtinë | 29 Kor 2025 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Thashethemet për një lidhje të mundshme romantike mes dy prej yjeve më të mëdhenj të Hollivudit, Johnny Depp dhe Angelina Jolie, po rikthehen.

Prej kohësh është përfolur se mes tyre ekziston një miqësi e ngushtë, por raportimet e fundit sugjerojnë se marrëdhënia po kalon në një tjetër nivel.
Dy aktorët u njohën gjatë xhirimeve të filmit “The Tourist” në vitin 2010, ku ndanë skenën dhe krijuan një kimi që u komentua gjerësisht nga mediat. Por sipas burimeve të reja të cituara nga media të huaja, Depp dhe Jolie kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe thuhet se janë takuar fshehurazi gjatë muajve të fundit, në destinacione mes Londrës dhe Los Angeles-it.

Sipas një burimi të afërt me çiftin e përfolur, takimet e tyre janë zhvilluar në mënyrë diskrete, në ambiente private të restoranteve dhe klubeve ekskluzive. Po i shmangen vëmendjes së publikut dhe paparacëve, një strategji tipike për yjet që kërkojnë të ruajnë jetën personale larg titujve të gazetave.

Burimi gjithashtu pretendon se Johnny Depp ka pasur ndjenja për Jolie prej kohësh dhe është i interesuar për një lidhje më serioze. Nga ana tjetër, Angelina Jolie thuhet se ndjehet e sigurt pranë aktorit, sidomos pas mbështetjes që ai i ofroi gjatë divorcit të saj nga Brad Pitt. Kujtojmë që në atë kohë, Depp madje ia rekomandoi një prej avokatëve të tij.

Të dy aktorët kanë kaluar periudha të trazuara në jetën personale. Johnny Depp ishte përfshirë në një betejë të bujshme ligjore me ish-bashkëshorten Amber Heard, ndërsa Angelina Jolie vijon proceset ligjore të divorcit dhe kujdestarisë me Brad Pitt. Kjo përvojë e përbashkët e vështirë duket se ka krijuar një lidhje emocionale më të thellë mes tyre.

Derisa njëri prej tyre të flasë publikisht, gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve. Megjithatë, interesi i publikut është i pandalshëm dhe raportimet për një “romancë të re Hollivudiane” po shtohen dita-ditës.

A është kjo vetëm një miqësi e fortë apo fillimi i një historie dashurie? Mbetet për t’u parë.

Të ngjashme