Moskandidimi i kryetarit të tanishëm të Drenasit, Ramiz Lladrovci, nga Kryesia qendrore e PDK-së edhe për një mandat në krye të kësaj komune, po komentohet gjerëisht edhe ndër qytetarë në Drenas me rrethinë, raporton Ekonomia Online .
Qytetarët në Drenas, me të cilët bisedoi Ekonomia Online, shfaqën mendime te ndryshme.
Sabit Fazliu vlerësoi lart punën e kryetarit aktual Lladrovci.
“Ka punuar goxha shumë bre dhe njerëzit që punojnë duhet t’i lëmë të vazhdojnë. Ndoshta i kryen ato që i ka nisur”, u shpreh ai.
Ndërsa, qytetari tjetër, Gazmend Veliu, tha se PDKja e ka parë të arsyeshme të vazhdohet me gjenerata të reja dhe me energji të reja
“Mendoj që qe sa vjet në pushtet ndoshta është lodhur duke punuar. Njerëz të rinj besoj që punojnë më shumë”, shtoi ai.
Ramiz Lladrovci këto ditë ka lënë të kuptohet se nuk ka hequr dorë edhe nga një mandat në krye të komunës së Drenasit, por pa dhënë ndonjë detaj më shumë.

