Nesër shpallet aktgjykimi për krime lufte ndaj ushtarit të grupit të Arkanit Milosh Pleskoviq

Prishtinë | 30 Kor 2025 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Themelore në Prishtine nesër (31 korrik) në orën 10:00 do të shpallet aktgjykimi ndaj Milosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime të luftës në Prizren.

Avokati Gent Gjini dhe avokati Blend Gjini, që përfaqësojnë familjarët e viktimave, thanë për Ekonomia Online se ky rast është specifik.

“Dallohet nga rastet e tjera, sepse është ushtar serb i grupit të Arkanit “Beretat e kuqe” dhe ky serb ka bërë masakër në qendër të qytetit të Prizrenit. Dallohet shumë dhe është rast i rëndë, ngase nesër për aktgjykim të këtij serbi do të vie nëna 80 vjeçare e binjakëve që i ka masakruar Pleskoviq”, tha Gjini.

Të ngjashme