Avokati kosovar Artan Qerkini mban ligjëratë për avokatët ukrainas mbi gjykimin e krimeve të luftës në mungesë

Prishtinë | 30 Kor 2025 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Me ftesë të Misionit të OSBE-së në Varshavë dhe Ministrisë së Drejtësisë të Ukrainës, avokati i njohur kosovar Artan Qerkini do të mbajë më 31 korrik 2025 një ligjëratë për avokatët nga Ukraina me temën “Gjykimi i rasteve për krime lufte në mungesë”.

Ukraina, e cila ndodhet në gjendje lufte, ka krijuar grupe të specializuara për mbledhjen e fakteve mbi krimet e luftës të kryera nga Rusia, me qëllim ndjekjen ligjore të autorëve edhe në mungesë të tyre, kur plotësohen kushtet ligjore dhe në përputhje me parimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Artan Qerkini, i cili ka përfaqësuar të akuzuar para Gjykatës Speciale në Hagë dhe ka fituar një rast në Gjykatën Kushtetuese të kësaj gjykate, është vlerësuar për ekspertizën e tij në të drejtën humanitare. Angazhimi i tij në këtë ngjarje vlerësohet si njohje e integritetit dhe profesionalizmit të avokatëve kosovarë në trajtimin e rasteve të ndjeshme ndërkombëtare.

KMDLNj e cilëson këtë si një mundësi për të ndihmuar avokatët ukrainas dhe për të thelluar bashkëpunimin mes odave të avokatëve të të dyja vendeve.

Të ngjashme