Zyra për Komunikim e Komunës së Prishtinës konfirmoi për Ekonomia Online se me kërkesë të saj, Donjeta Dragusha, u lirua nga detyra e Drejtoreshës së Bujqësisë.
“Ju njoftojmë se, me kërkesë të saj, znj. Donjeta Dragusha është liruar nga detyra e Drejtoreshës së Bujqësisë.”, thuhet në përgjigjen e zyrës për EO.
Më herët u raportua se kryetari i Prishtinës Përparim Rama liroi nga detyra Vigan Kastratin nga pozita e drejtorit të Kadastrit dhe Donjeta Dragushën nga pozita e drejtoreshës së Bujqësisë, pa dhënë detaje për këtë vendim.