Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përgëzoi Inspektoratin Policor të Kosovës për katër të arrestuar në Prizren për detyrim dhe shmangie nga tatimi, në mesin e tyre një zyrtar i lartë policor.
“Përgëzoj Inspektoratin Policor të Kosovës për aksionin e djeshëm, ku u arrestuan katër qytetarë, ndër ta edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës. Krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë, e posaçërisht nuk ka vend për kriminelë në radhët e Policisë.
Mbështes dhe njëkohësisht insistoj në veprime edhe më të vendosura të Inspektoratit, që radhët e Policisë të pastrohen nga elementë të tillë që njollosin emrin e institucionit më kredibil dhe me besueshmërinë më të madhe në vend.
Policia e Kosovës duhet te jetë adresë e luftimit të krimit dhe asnjëherë dhe ne asnjë rrethanë çerdhe banimi e mburojë e veprimtarive kriminale”, shkroi në Facebook, Sveçla.