Protesta e 7 gushtit, veteranët sot mbajnë konferencë për media

Prishtinë | 06 Gus 2025 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Sot nga ora 11:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të mbajë konferencë për media.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë kësaj konference, do të jepen detaje lidhur me përgatitjet për protestën e 7 gushtit.

Të enjten nga ora 17:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), ka thirrur protestë gjithëpopullore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale.

Të ngjashme