Deliu kritikon sjelljen e Kurtit ndaj gazetares: Kjo është padrejtësi dhe poshtërim

Prishtinë | 06 Gus 2025 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar qeverinë për mungesën e barnave jetike në spitalet e vendit dhe për mënyrën se si u është përgjigjur kryeministri Albin Kurti pyetjeve të gazetares lidhur me këtë çështje.

Sipas saj, në vend që të jepeshin shpjegime për qytetarët, kryeministri sulmoi gazetaren, duke treguar mungesë transparence dhe përgjegjshmërie.

Po ashtu, deputetja ka shprehur shqetësimin për mbi 700 punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës, të cilët po përballen me pasiguri, mungesë page dhe perspektivë të paqartë.

“Kjo është padrejtësi dhe poshtërim”, ka deklaruar ajo.

Të ngjashme