KMDLNJ për arrestimet në Prizren: Shkelje e rëndë e prezumimit të pafajësisë nga deputeti Sveçla

Prishtinë | 07 Gus 2025 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Në një aksion të përbashkët të Policisë së Kosovës , Inspektoriatit Policor dhe Prokurorisë në
Prizren u arrestuan 4 persona të dyshuar për vepra penale e që ndaj tyre u vendos masa e ndalimit
policor 48 orësh. KMDLNj – ë ishte informuar se në mesin e të arrestuarve ishte edhe kolonel
Nexhmi Krasniqi , drejtor i Qendrës Rajonale kufitare në Prizren .

Në ndërkohë , deputeti i Kuvendit të Kosovës i cili ka uzurpuar postin e Ministrit për Punë të Brendshme , Xhelal Sveçla , recidivist i përpjekjeve për përvetësim të meritave që as që i takojnë e as që ia lejon mandati i tanishëm , doli me një deklaratë për media që paraqet ndërhyrje brutale në punët e policisë ,
prokurorisë dhe gjykatës duke paragjykuar parimin e prezumimit të pafajësisë me pohimin se :;
në Policinë e Kosovës nuk do të kenë vend kriminelët, ende pa filluar hetimet dhe pa asnjë
vendim të gjykatës kompetente . Ky deklarim paragjykues i deputetit legal dhe ministrit ilegal
Xhelal Sfeqla paraqet presion dhe ndërhyrje direkte në procesin e hetimeve dhe në pavarësinë e
gjyqësorit . Askush nuk mund të shpallet fajtor pa një vendim të formës së prerë të gjykatës
përkatëse sikur që askush nuk mund të quhet kriminel , edhe pas shqiptimit të dënimit sipas
Ligjit për Ekzekutim të Sanksioneve Penale , thjesht cillsohet si i dënuar. Veprimi paragjykues i
deputetit Sfeqla paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe minon të drejtën e të akuzuarit
për një proces të drejtë , të pavarur dhe të pandikuar gjyqësorë nga politika apo grupet e interesit.
Po të ishte Kosova anëtare e Këshillit të Evropës , paragjykimi i prezumimit të pafajësisë nga
deputeti legal dhe ministri ilegal Sfeqla , pashmangshëm do të trajtohej nga Gjykata Evropiane
për të Drejtat e Njeriut në Strasbur , sigurisht në dobi të të akuzuarit. Nëse një të ndaluar e
cilësoni kriminel nënkupton se e keni shpallur fajtor. KMDLNj e përkujton opinionin se Gjykata
Evropiane për të Drejtat e Njeriut , për një rast kur një ministër i Punëve të Brendshme të një
shteti evropian , ka vepruar ngjashëm me deputetin Sfeqla për një yë akuzuar , pastaj të dënuar ,
ka marrë vendim lirues me arsyetimin se : ” prezumimi i parimit të pafajësisë është shkelur rëndë
përmes deklaratave dhe akuzave publike të ministritë në fjalë e që ka ndikuar në marrjen e
vendimit dënues nga gjykata …”.
KMDLNj – ë ftonë të gjithë politikanët që të përmbahen nga deklaratat ndërhyrëse në punën e
policisë , prokurorisë dhe gjyqësorit duke respektuar parimin kushtetues për ndarje të pushteteve
, si njëra ndër shtyllat e demokracisë dhe respektimit të drejtave të njeriut. Në të kundërtën do të

identifikohen si shkelës të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të personave të privuar nga liria
në veçanti . Deputeti Sfeqla qartazi është identifikuar si i tillë , me shumë raste.

Të ngjashme