Haradinaj: Familja Markalleshi, simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës

Prishtinë | 07 Gus 2025 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përkujtoi sakrificën e familjes markalleshi nga Vraniqi i Gjakovës.

“Familja emblematike Markalleshi nga Vraniqi i Gjakovës është simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës. Të patrembur përballë çdo armiku, Markalleshët ishin gjithnjë në ballë të betejave për çlirim.
Gjatë luftës çlirimtare, kjo familje i dha Kosovës katër dëshmorë: Markun, Kolën, Prendin dhe Memën.

Më 7 gusht 1998, forcat armike hasën në rezistencë të paparë. Luftuan të gjithë, i madh e i vogël, gra, burra e pleq. Heroikisht ranë Mark dhe Kolë Lleshi, rrugën e të cilëve e ndjekën bijtë e kësaj familjeje të madhe, Prendi e Mema. Bashkë me ta, të gjithë Markalleshët ishin në ballë nëpër shumë beteja.

Gega, Toma dhe Nika ishin luftëtarë të zotë që qëndruan të palëkundur që nga fillimet e luftës.
Lavdi e përjetshme!”, shkroi në Facebook, Haradinaj.

Të ngjashme