Kadri Kryeziu: Të gjithë, pa dallime partiake, duhet të jemi në protestë

Prishtinë | 07 Gus 2025 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

“Sot, të gjithë, pa dallime partiake, duhet të jemi në protestë, sepse Gjykata Speciale vërtet është një monstrum juridik dhe një turp për drejtësinë. Një krijesë absurde që ka punuar nën direktivat e një njeriu të poshtër si Xhek Smith, një i çmendur që e ka përndjekur politikisht edhe Presidentin Trump.

Por, kjo ditë duhet të jetë edhe pikë e një reflektimi të thellë për ta pranuar gabimin e madh që u bë kur u votua Gjykata Speciale. Deputetët që e kanë votuar themelimin e këtij monstrumi juridik duhet ta thonë hapur që janë mashtruar e manipuluar dhe jo të fshihen prapa justifikimit fëmijëror se kishin presion të madh.

Historia duhet t’i gjykojë saktë dhe me gjakftohësi të gjitha rrethanat dhe veprimet që çuan në themelimin e kësaj Gjykate, sepse dëmi që i është bërë Kosovës është tejet i madh.

Rroftë UÇK-ja!”, ka shkruar Kryeziu sot.

Të ngjashme