Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të familjes Lleshi

Prishtinë | 07 Gus 2025 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve të familjes Lleshi në fshatin Vraniq të Komunës së Gjakovës, në 27-vjetorin e betejës së familjes Lleshi dhe rënies heroike të Kolë dhe Mark Lleshit.

Duke nderuar dhe përkujtuar veprën heroike të dëshmorëve të kësaj familje, ai shprehu mirënjohjen e thellë për familjen Lleshi, që ka katër dëshmorë nga lufta e fundit, dhe e cila ndër gjenerata ka kontribuar dhe luftuar në mbrojtje dhe çlirim të vendit.

Të ngjashme