Vetura me simbole të UÇK-së, bllokohen disa rrugë kryesore në kryeqytet

Prishtinë | 07 Gus 2025 | 15:43 | Nga Diellza Gashi

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora kanë marrë rrugën për në Prishtinë për të marrë pjesë në protestën kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, raporton Ekonomia Online.

Veturat me flamuj kombëtarë dhe simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë kanë mbërritur në kryeqytet, duke shkaktuar bllokim të disa rrugëve kryesore.

Kolonat e gjata janë parë te hyrja e qytetit dhe përgjatë rrugëve që çojnë në sheshin “Skënderbeu”, ku pritet të mbahet protesta.

Të ngjashme