Musliu: Nga bojkoti tek rikthimi i Listës Serbe

Prishtinë | 16 Gus 2025 | 15:15 | Nga Agim Musliu

Dy vitet e fundit, Aleksandar Vuçiq dhe Lista Serbe shpenzuan mund e energji duke i bllokuar institucionet në veri te Kosoves, vazhdimisht duke iu anku dhe duke ushtruar presion ndaj vendeve te QUINT-it me narrativën se Kosova duhet të leshoj pe. Rezultati? Vetëm humbje kohe për partnerët tanë ndërkombëtarë dhe vetem një perpjekje e deshtuar për ta paraqitur veten si “mbrojtës” të serbëve te Kosoves.

Sot, i njëjti Vuçiq e kthen Listën Serbe në garën zgjedhore të 12 tetorit, duke e “legalizuar” gjendjen që vetë e krijoi me bojkot. Ky është Vucici: fillimisht I nxjerr serbët nga institucionet, më pas i kthen aty, duke përdorur këtë lëvizje si kartë negociuese me SHBA dhe BE.

Duhet të pranojmë qe qeveria e RKS me institucionet e sigurisë vepruan drejt që nuk ranë pre e këtij presioni politik e diplomatik. Rezistuan ndaj lojës së Vuçiqit, duke ruajtur integritetin institucional dhe duke mos lejuar që veriu të përdorej si mjet pazari politik. Ky qëndrim i vendosur ka qenë vendimtar për të mos i dhënë Beogradit avantazhin që e kërkoi.

Të ngjashme