Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, dy të dyshuarve në Mitrovicë u caktohet paraburgimi për narkotikë

Prishtinë | 17 Gus 2025 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Departamenti i Krimeve të Rënda ka njoftuar se Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, E.S. dhe Sh.S., ndërsa për të miturin U.S. është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Të tre të dyshuarit ngarkohen me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje”, sipas nenit 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ata janë arrestuar pas hetimeve të mëhershme në koordinim me Policinë e Kosovës dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore. Gjatë aksionit, janë sekuestruar një veturë, substancë narkotike e llojit marihuanë dhe kokainë, si dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Prokuroria ka bërë të ditur se procedura penale ndaj të dyshuarve do të vazhdojë sipas ligjit.

Të ngjashme