Edon Zhegrova arrin marrëveshje me Marseille

Prishtinë | 29 Gus 2025 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Saga e gjatë verore për të ardhmen e Edon Zhegrovës po shkon drejt fundit.

Futbollisti nga Kosova vijon të jetë lojtar i Lille, mirëpo ka arritur marrëveshje personale me ekipin e Marseille.

Tani krejt çka ka mbetur është që klubet franceze të arrijnë akord mes tyre për shumën e transferit dhe bonuset.

Kujtojmë se në garë për Zhegrovën mbetet ende ekipi italian i Juventusit.

Të ngjashme