Zelensky paralajmëron sulme të reja thellë brenda Rusisë

Prishtinë | 31 Gus 2025 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të dielën se forcat e vendit të tij po planifikojnë sulme të reja thellë në Rusi.

Zelensky e ka bërë deklaratën pas një takimi me gjeneralin e lartë të Ukrainës, Oleksandr Syrsky.

“Ne analizuam në detaje situatën në drejtimin e Zaporizhzhisë dhe qëllimet e armikut. Gjithashtu situatën në zonat kufitare të rajoneve Sumy dhe Kharkiv. Ne do të vazhdojmë operacionet tona aktive në mënyrën e duhur për mbrojtjen e Ukrainës. Forcat dhe burimet janëpërgatitur. Janë planifikuar gjithashtu sulme të reja të thella”, ka shkruar Zelensky në X.

Rusia ka nisur një sulm vdekjeprurës në të gjithë Ukrainën gjatë natës së të shtunës kur një ndërtesë banimi pesëkatëshe u godit në Zaporizhzhia.

Të ngjashme