Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin te “Rruga C”, ku një i moshuar u godit nga një veturë.
Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana tha se këmbësori ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “C” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, thuhet në përgjigjen e Pllanës për Klankosova.tv.
