Incidenti në shkollën “Ismail Qemali”, procesi mësimor nisi normalisht

Prishtinë | 04 Sht 2025 | 14:14 | Nga Diellza Gashi

Ditën e djeshme në shkollën fillore “Ismail Qemali” ka ndodhur një incident pas mbylljes së një gypi të kanalizimit, i cili shkaktoi hyrjen e ujit në disa klasa.

Drejtoresha e shkollës, Mimoza Krasniqi, tha për Ekonomia Online se pavarësisht incidentit, procesi mësimor ka nisur normalisht.

“Për momentin fillimi shkollor filloi mirë, edhe pse e patëm një problem me pusin jashtë oborrit të shkollës. U menjanua problemi dhe kemi filluar me procesin mësimor,” ka thënë ajo.

Të ngjashme