Basha kujton 35-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut: Testament i gjallë i lirisë dhe pavarësisë

Prishtinë | 07 Sht 2025 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha me rastin e 35-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut ka përkujtuar dhe vlerësuar delegatët dhe qytetarët që kontribuan në këtë akt historik.

Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se Kushtetuta e Kaçanikut shënon një moment kyç në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke u pasuar nga lufta e UÇK-së dhe kurorëzimi me shpalljen e Pavarësisë më 2008.

“Kushtetuta e Kaçanikut mbetet testament i gjallë i unitetit dhe përkushtimit tonë për një shtet të pavarur e sovran”, u shpreh Basha.

Të ngjashme