Kryetari Idrizi viziton dizajneren e njohur të modës, Imrane Uka, në hapjen e lokalit të saj në Vushtrri

Prishtinë | 08 Sht 2025 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot dizajneren e njohur të modës, Imrane Uka, e cila ka hapur lokalin e saj në qytetin e Vushtrrisë.

Me një përvojë mbi 12-vjeçare në fushën e modës dhe si themeluese e Imrane Uka Studio, Imranja ka sjellë artin, kreativitetin dhe stilin e saj në Vushtrri, duke e pasuruar jetën kulturore e artistike të qytetit.

“Jam i lumtur kur shoh që bizneset e udhëhequra nga gratë po nisin fuqishëm rrugëtimin e tyre. Urime për këtë hap të ri dhe shumë suksese në punën e mrekullueshme që po bën”, ka deklaruar kryetari Idrizi.

Të ngjashme