Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se ndër të tjera kanë folur për Portin e Ri të Durrësit.
“Në takimin me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të hapave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si edhe për ecurinë e projekteve të Korridorit VIII dhe Portit të Ri të Durrësit”, thuhet tutje në njoftim.