Aksident trafiku në Vranidoll, policia me apel për shoferët që ngasin veturën në shi

Prishtinë | 11 Sht 2025 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vranidoll. Një makinë është përplasur në rrethojat e sigurisë rrugore, e pastaj në shtyllën elektrike.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mëngjesi i sotëm nisi me reshje të mëdha të shiut në disa zona të Kosovës. Me këtë rast, Policia e Kosovës ka apeluar te shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së veturës dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Të ngjashme