Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës për periudhën 2022–2024, duke evidentuar mangësi serioze në procesin e funksionimit, licencimit dhe mbikëqyrjes së institucioneve parashkollore.
Sipas raportit, Ministria e Arsimit (MASHTI) nuk ka arritur të sigurojë një sistem efektiv dhe të barabartë për licencim dhe monitorim.
Mungesa e infrastrukturës ligjore sekondare dhe planeve zhvillimore në nivel komunal pengon funksionimin cilësor të këtyre institucioneve.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka theksuar se proceset aktuale nuk garantojnë zhvillim të duhur në edukimin e hershëm. ZKA ka dhënë tetë rekomandime për përmirësime në këtë sektor.