Kryetari i Partisë Demokratike te Kosovës, Memli Krasniqi dhe kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili kanë bërë homazhe pranë shtatores të Xhavit Hazirit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi theksoi rëndesinë e luftës së Xhavit Hazirit.
“Xhavit Haziri, i përkiste plejadës së luftëtarëve të lirisë, të cilët, të udhëhequr nga ideali, guximi dhe vizioni, dhanë kontribut të çmuar në organizimin dhe mbajtjen gjallë të rezistencës për çlirimin e Kosovës. Sot, në 27-vjetorin e kidnapimit tinëzar dhe zhdukjes së tij nga regjimi serb, me kolegë e bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës bëmë homazhe pranë shtatores së Xhavit Hazirit, në shenjë nderimi e mirënjohjeje për intelektualin, ideologun e veprimtarin e shquar që la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.”, ka shkruar kreu i PDK-së.